Kosova U19 në hendboll e pëson edhe humbjen e dytë në Evropianin e Divizionit B NULL NULL 11.07.2021 20:49 11.07.2021 20:49 Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Evropianin e Divizionit B. Të dielën në Shkup vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 34:15. “Pjesa e parë ishte shumë e dobët për Kombëtaren tonë, në lojën e së cilës nuk ka funksionuar asgjë. Janë shënuar vetëm dy gola, ndërsa janë pranuar 17. Angazhimi ishte më i madh në pjesën e dytë, në të cilën hendbollistet tona të reja i shënuan 13 gola”. “Gjithsesi është kjo një humbje e rëndë që dëshmon se ekipi kombëtar nuk është në nivelin e synuar. Ndonëse përgatitjet kanë filluar me kohë dhe përpjekjet e FHK-së ishin për të grumbulluar lojtaret më të mira, në dy ndeshjet e para vajzat kanë shfaqur pak dhe kanë dëshmuar se i pret punë e madhe për t’u paraqitur në nivel më të lartë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Federata e Hendbollit të Kosovës, transmeton Klan Kosova. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan të hënën nga ora 18:00 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.