Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sam Fender kritikon kulturën e anulimit

NULL NULL
11.07.2021 16:46

Këngëtari dhe tekst-shkruesi britanik, Sam Fender, ka folur për kulturën e anulimit, dhe e ka kritikuar pretendimin e kësaj kulture që njerëzit duhet të jenë të përsosur.

Fender njoftoi këtë javë për detajet rreth albumit të tij të ri, “Seventeen Going Under”, ku mes tjerash tha për NME-në se ndihet jokomod se si njerëzit i mprehin sfurqet e tyre duke mos i pranuar nuancat dhe të metat e tjetrit.

“Nuk doja as t’ia nisja me ‘kulturën e anulimit’ sepse nuk dua që të tingëlloj si Piers Morgani, sepse e urrej atë fundërrinë”, ka thënë Fender.

“Por është një shkallë e saj të cilës i mungon shëlbimi; njerëzit e beterosin. Secili është karakter me të meta. Nëse nuk e pranon që ke të meta, atëherë je një psikopat i djallit. Të majtit duket sikur janë të tillë, dhe të djathtit janë edhe më keq se që kanë qenë ndonjëherë. Politikisht, e kam humbur toruan”.

lajme të ngjashme