Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rihanna dhe ASAP Rocky shfaqin dashurinë e tyre para publikut

NULL NULL
11.07.2021 12:00

Këngëtarja e njohur, Rihanna bashkë me të dashurin e saj reperin, ASAP, janë parë të lumtur me njëri-tjetrin teksa ishin të kapur dorë për dore.

Ata u fotografuan nga paparacit në një trotuar në qytetin e New York-ut derisa ishin duke u shëtitur.

Rihana dukej e mrekullueshme kishte të veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë kafe dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë, derisa Asao kishte një bluzë të zeze me mëngë të gjata dhe pantallona të zi.

Ata dukeshin të dashuruar dhe nuk kishin frikë të tregonin afeksion para shikuesve.

Rihanna dhe Asap ishin miq para një viti, para se të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, shkruan Hollywood News Feed, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme