Kosova U19 në hendboll bëri sot përgatitjet e fundit para fillimit të Kampionatit Evropian NULL NULL 09.07.2021 17:03 09.07.2021 17:03 Nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll zhvilloi stërvitjen e fundit në Istog gjatë të premtës. Vashat kosovare do të udhëtojnë drejt Shkupit ku nesër fillon Evropiani i Divizionit B, bën të ditur FHK, transmeton Klan Kosova. “Kombëtarja ka disa mungesa, por vajzat janë të përkushtuara për ta dhënë më të mirën”, thuhet në njoftim.