Mbrojtja nga vaksina Johnson & Johnson zgjat të paktën tetë muaj NULL NULL 02.07.2021 08:57 02.07.2021 08:57 Vaksina kundër COVID-19, Johnson & Johnson, siguron mbrojtje që zgjat të paktën tetë muaj dhe duket se ofron mbrojtje edhe nga varianti shqetësues Delta. Nga kompania kanë treguar se një dozë e vaksinës krijon antitrupa të qëndrueshëm dhe gjeneron qeliza immune, të quajtura T-qeliza, që zgjasin tetë muaj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kompanitë e tjera, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, kanë treguar se vaksinat e tyre me dy doza krijojnë mbrojtje vetëm për të paktën gjashtë muaj, derisa hulumtuesit në Universitetin e Washingtonit në St.Louis kanë raportuar gjatë kësaj jave se studimet e tyre me vullnetarë të vaksinuar kanë treguar se mbrojtja nga vaksinat duhet të zgjasë shumë më shumë se kaq – madje edhe me vite. Ata nuk e kanë testuar vaksinën Johnson & Johnson. Dan Barouch, mjek në Bac Israel Deaconess, së bashku me ekipin e tij kanë testuar vullnetarët e vaksinuar kundër varianteve shqetësuese të virusit, duke përfshirë edhe variantin Delta. Të dhënat ishin premtuese, pasi treguan se qelizat immune kërkojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara brenda periudhës tetë mujore. Sidoqoftë, J&J së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së po teston për të parë nëse dhënia e dy dozave të kësaj vaksine do të sigurojë një mbrojtje më të mirë.