Spanjolli koleksionin tramvajët e vjetër të Lisbonës, synim ka të hapë muze për të treguar historinë e tyre NULL NULL 26.06.2021 11:14 26.06.2021 11:14 Zhurmat e tramvajeve të verdhë në Lisbonë jehojnë nëpër rrugët me kalldrëm për më shumë se një shekull, por shumica prej tyre tashmë janë jashtë përdorimit, por spanjolli, Paulo Marques e ka mision ta mbajë të gjallë traditën. Qyteti që dikur kishte qindra tramvajë të tillë dhe njihej për ta, tani ka vetëm 50 sosh që i kanë mbijetuar historisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Marques ka koleksionuar tramvaje të vjetra dhe të ndryshkura që nga blerja e parë në vitin 1996. Kjo për ta mbajtur akoma traditën lisboniane në jetë. Edhe pse pasionin për ta e ka që nga shkolla e mesme, për spanjollin kjo nuk është vetëm koleksion pasi ai ëndërron që një ditë të hapë muzeun e tij të tramvajeve. Ai tha se çdo kush që e viziton depon në veri të qytetit mahnitet nga koleksioni i tij “Çdo kush që vjen këtej, pavarësisht nëse i pëlqejnë tramvajet apo jo, mahniten nga koleksioni”. Tramvajet kanë transportuar banorët lartë e poshtë rrugëve kodrinore të qytetit që nga viti 1901, mirëpo kohët e fundit vendasit janë ankuar pasi nuk po mund t’i përdorin shpesh për shkak se turistët dëshirojnë të eksplorojnë rrugët e qytetit antik.