Mundi i lavdishëm i Durantit përfundon me ‘airball’, me të edhe rrugëtimi i Nets-ave (VIDEO) NULL NULL 20.06.2021 08:02 20.06.2021 08:02 Jun 19, 2021; Brooklyn, New York, USA; Milwaukee Bucks forward Giannis Antetokounmpo (34) drives past Brooklyn Nets forward Kevin Durant (7) in the third quarter during game seven in the second round of the 2021 NBA Playoffs at Barclays Center. Mandatory Credit: Wendell Cruz-USA TODAY Sports Kevin Durant realizoi 48 pikë dhe luajti 53 minuta në lojën e shtatë dhe përfundimtare të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të NBA-së. Megjithatë, klubi i tij, Brooklyn Nets u mposht me rezultat 111:115 nga Milwaukee Bucks që avancoi në finale të Konferencës falë 40 pikëve të dy herë MVP-së, Giannis Antetekounmpo, dhe 23 pikëve e 10 kërcimeve të Khris Middleton që i shënoi pikët vendimtare në kohën shtesë e që ia siguruan triumfin klubit nga Wisconsin-i. Por meritor që loja shkoi në shtesë ishte pikërisht Duranti i cili realizoi një dypikësh në sekondat e vdekjes – por fatkeqësisht e kishte shkelur vijën dhe ai që mund të ishte kosh i fitores, ishte vetëm i barazimit. Në lojën shtesë, as ai e as James Harden që njashtu luajti 53 minuta, s’kishin më fuqi që të bënin ballë, dhe loja në shtesë përfundoi 6:2 në të mirë të mysafirëve. Në finale të Konferencës Bucks pret fituesin e sontëm të serisë tjetër që ka shkuar në lojën e shtatë, atë mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks.