Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një nga basketbollistet më të talentuara në Kosovë i bashkohet Përfaqësueses A

NULL NULL
19.06.2021 18:13

Njëra nga basketbollistet më të talentuara në vend, 16 vjeçarja Astera Tuhina, i është bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll.

Lajmin se Tuhina do t’i bashkohet Kosovës e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës duke thënë se ajo pritet të jetë ndër basketbollistet bartëse të Kosova A në debutimin e skuadrës seniore në gara zyrtare të FIBA-s.

Tuhina tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete dhe më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës në përgatitjet për FIBA në Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet, prej 20 deri më 25 korrik, në Nicosia të Qipros.

“Njëra nga basketbollistet më të talentuara në vendin tonë, 16 vjeçarja Astera Tuhina, e cila tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete, më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës në përgatitjet për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet prej 20 deri më 25 korrik në Nicosia të Qipros”, ka shkruar Federata e Basketbollit të Kosovës në llogarinë zyrtare në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme