“Isa Boletini” ndërpret grevën NULL NULL 15.05.2015 16:57 15.05.2015 16:57 Mësimdhënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin e kanë pezulluar përkohësisht grevën të cilën e kishin nisur të martën. Ndërprerja e saj u bë pas një vizite që një delegacion i SBASHK-ut i ka bërë mësimdhënësve të kësaj shkolle duke premtuar se do të bëjnë ç’është e mundur për të realizuar pagat e tyre që nuk i kanë marrë qe dy muaj. SBASHK-u përmes një njoftimi për media bën me dije se i ka apeluar institucioneve që të gjejnë mundësi për të realizuar kërkesën e mësimdhënësve të Boletinit në mënyrë që ta atë marrin pagat e merituara për muajin mars dhe prill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë