Vdes në moshën 20 vjeçare reperi Lil Loaded NULL NULL 01.06.2021 19:30 01.06.2021 19:30 Reperi Lil Loaded ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 20 vjeçare. Vdekja e tij u raportua të ketë ndodhur dje. Avokati i tij, Ashkan Mehryari, i tha portalit TMZ se ”Mjerisht Z. Robertson vdiq si rezultat i një vetëvrasjeje të raportuar”, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është raportuar ende. Mjeku ligjor konfirmoi se Dashaw Robertson, i cili është emri i tij i vërtetë, vdiq në Dallas County në Texas. Ai së fundmi kishte postuar një mesazh ‘të fshehtë’ në rrjete sociale. “I dashur më i larti, ju lutem më falni për të metat e mia dhe të gjitha rastet kur nuk kam arritur t’ju bëj krenar”. “Kërkoj hyrjen në mbretërinë tënde përmes të gjitha gabimeve të mia. E di që ju i doni të gjithë fëmijët tuaj dhe unë jam gati që zemra dhe shpirti im të bashkohen me ju”, kishte shkruar ai.