Suedia javën e ardhshme pritet t’i lehtësojë kufizimet anti COVID-19 NULL NULL 27.05.2021 22:55 27.05.2021 22:55 Suedia pritet të vazhdojë me planin për të lehtësuar disa nga kufizimet anti COVID-19 duke filluar nga 1 qershori. Kjo pasi që numri i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, tha të enjten Kryeministri Stefan Lofven, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova. “Ne kemi filluar të shohim fillimin e fundit”, tha Lofven në një konferencë shtypi. Lehtësimi i njoftuar më parë përfshin orë më të gjata të hapjes për restorantet dhe kafenetë si dhe rritjen e numrit të spektatorëve në ngjarje sportive, vizitorëve në muze dhe parqe lojërash. Suedia regjistroi 1,366 raste të reja me COVID-19 të enjten, ky është numri më i ulët i rasteve të reja ditore për më shumë se shtatë muaj, sipas statistikave të agjencisë shëndetësore. klankosova.tv