Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktivitetet drithëruese që çuan familjen të largohet nga shtëpia pasi zbuluan bodrumin e fshehtë (FOTO)

NULL NULL
26.05.2021 14:26

Një mama e frikësuar ndërroi shtëpinë pasi u bind se bodrumi i fshehur është i pushtuar.

Ajo thotë se u zhvendos nga shtëpia pasi zbuloi një bodrum rrënqethës në pronën e saj në SHBA teksa po e tërhiqte qilimin.

Nuk e kishte idenë se bodrumi ekzistonte para se të shkonte për të zëvendësuar qilimat në katin përdhesë.

Me lexuesit e internetit ajo ndau momentin kur familja e saj e zbuloi çelësin e fshehur për të cilin ‘nuk e kishin idenë’, pasi gjetën një derë të maskuar në dyshemenë e vjetër.

Kjo u hap për të zbuluar një sërë shkallësh prej druri, të cilat e çuan poshtë në bodrum, ku kishte disa gjëra të hedhura, së bashku me kutinë e siguresave dhe rezervuarin e ujit.

Zbulimi i saj u bë viral në internet, me më shumë se 13 milion shikues duke e parë momentin interesant kur familja e saj e zbuloi hapësirën e fshehur.

Por, disa muaj më vonë, duket se zbulimi i hapësirës së fshehur nuk ishte e tëra.

Në një video të re, ajo tha se familja e saj u la e dërmuar nga bodrumi.

“Gjërat kanë qenë vërtetë të këqija që kur e hapëm atë derë. Nga ku të filloj? Secila dritë ndizet në ora tre të natës, çdo ditë pas asaj dite”.

“Vajza ime, e cila zakonisht po flinte gjatë natës, nuk ë bën më”.

“Ndjesia është që jemi thjesht në një mjedis shqetësues”.

“Nëse tashmë nuk e dini, ne u zhvendosëm. Ajo gjë ishte aq drithëruese sa nuk ishte aspak qesharake më”.

“Sikur po ndodhte ndonjë ndodhi e filmave horror. I dashuri im dhe unë po merrnim mavijosje në vende vërtetë të çuditshme”.

“Ndodhi shumë shpesh kur vinte erë e vezëve të kalbura nga absolutisht askund. “Nuk mund të bëja asgjë për ta larguar këtë aromë.

“Dera e përparme kyçej rastësisht dhe as unë e as i dashuri im nuk e mbyllnim”, deklaroi ajo.

lajme të ngjashme