Ish-avokati i Gotovinës akreditohet nga Specialja, pranon emërimin si mbrojtës i Thaçit NULL NULL 22.05.2021 16:11 22.05.2021 16:11 Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Kehoe do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore, njofton Klan Kosova. Dhomat e Specializuara të Gjykatës tashme e kanë vendosur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni. Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.