Call of Duty: Warzone ndalon mbi 500 mijë mashtrues që nga lansimi i vitit të kaluar NULL NULL 21.05.2021 11:25 21.05.2021 11:25 Më shumë se gjysmë milion lojtarë të Call of Duty, Warzone janë ndaluar për shkak të mashtrimit që nga fillimi i lojës në 2020. Shifrat u zbuluan nga Raven Software, pasi një valë prej 30 mijë lojtarësh janë pezulluar përgjithmonë duke mos pasur qasje më në lojë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Raven Software: “Dje kemi ndaluar mbi 30 mijë llogari dashakeqe në Call of Duty, kështu duke u bërë mbi gjysmë milion llogari të ndaluara. “Sjellja ‘dashakeqe’ mund të përfshijë përdorimin e mashtrimeve ose hacks, të cilat janë të ndaluara sipas rregullave aktuale të Warzone”, shkruhet në Twitter. klankosova.tv