Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrria shpallet kampione e Ligës së Parë

NULL NULL
12.05.2021 16:40

Skuadra e femrave e Vushtrrisë është shpallur kampione në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës, pasi mposhti skuadrën nga Gjilani, United Basketball, me rezultat 66:62.

Edhe pse në ndeshjen e parë kishte humbur, vajzat nga Vushtrria e kthyen rezultatin e serisë në dy ndeshjet e radhës për t’u shpallur kampion, njofton Klan Kosova.

Vushtrria në edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave.

lajme të ngjashme