Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta për titull vazhdon në “Karagaq”: Ylli synon festën dhe trofeun, Peja do të provojë të rikthehet në lojë

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 11.05.2021 15:30

Pas dy ndeshjeve të para super atraktive finale nga Superliga e Kosovës në Basketboll, tani i vie radha të tretës që mund të jetë edhe e vërteta dhe më e rëndësishmja në histori të skuadrës së Golden Eagle Yllit, por në anën tjetër Peja do të futet “All-In” me të gjithë fatin e sezonit që e kanë mbi supe tani. Kjo ndeshje luhet të martën me fillim nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Përndryshe, Golden Eagle Ylli ka fituar dy duelet e para finale fillimisht të premtën me lehtësi në udhëtim e pastaj me rikthim në sekondat e fundit në shtëpi të dielen që lamë pas. Erjon Kastrati ka qenë lojtari kryesor i tyre në këto përballje teksa kontribut të pashoq dhe spektakël fantastik basketbollistik ka dhuruar edhe qendra, Dementris Morant me alley-opp dhe ngulitjet e tij të fuqishme.

Tek Peja, në dy ndeshjet e para ka munguar pllejmejkeri AJ Walton, i cili ka qenë i suspenduar përshkak të incidentit në gjysmëfinalen ndaj Pontes teksa këtë herë rikthehet ai, por me gjasë përshkak të lëndimeve do të mungojnë Dendy dhe Mekaj të cilët e lënë kështu skuadrën përsëri të hendikepuar në këtë përballje tejet të rëndësishme.

Megjithatë, pavarësisht lëndimeve dhe gjithçka tjetër finalet mbesin finale, e kjo e së martës do të jetë më e rëndësishmja për fatin e sezonit andaj rivaliteti dhe lufta e madhe për fitore nuk pritet aspak të mungoj.

Peja, 5-shja e mundshme startuse:

Walton, Berisha, Grapci, Shoshi, Walters

G.E Ylli, 5-shja e mundshme startuese:

Bunjaku, Clark, Kastrati, Zekiqi, Morant

lajme të ngjashme