“Picasso Ibero”: Retrospektivë në muzeun e qytetit Santander në Spanjë NULL NULL 07.05.2021 23:45 07.05.2021 23:45 Në Santander, Spanjë, Qendra Botín e drejton ekspozitën PICASSO IBERO, ku paraqitet ndikimi i artit Iberik në punën e piktorit të njohur spanjoll, Pablo Picasso, nëpërmjet më shumë se 200 punimeve të tij. Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Picasso National Musee në Paris. Një panoramë gjithëpërfshirëse e artistit gjatë viteve (1881 – 1973), nga periudha e tij proto-kubiste deri në vitet e tij të fundit, është më e theksuar në këtë ekspozitë. “Kjo është hera e parë që ne kemi eksploruar një periudhë kaq të gjatë të marrëdhënies së Picassos me rrënjët e punës së tij, spanjolle dhe veçanërisht ato andaluziane”, ka thënë Cécile Godefroy, kurator i ekspozitës. Një numër i madh i pjesëve arkeologjike janë mbledhur gjithashtu për të treguar laramanin e artit Iberik, që ishte një burim frymëzimi për Pablo Picasson. “Ishte një art arkaik i Spanjës protohistorike që Picasso e shpalosi në Muzeun e Luvrit. Kjo pati ndikim të vërtetë tek ai dhe puna e tij, kjo ka ndikuar edhe në transformimin e plotë të artit të tij, nga forma neoklasike në proto-kubizëm” , ka shtuar Roberto Ontanon Pered, kurator i asociuar i ekspozitës. Ekspozita PICASSO IBERO vazhdon të jetë e hapur deri më 12 shtator, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.