Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libri “Kosova në 14 tregime kulturore-2” në mbështetje të kauzës së fëmijeve me autizëm

NULL NULL
06.05.2021 23:31

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë është promovuar sonte libri “Kosova në 14 tregime kulturore-2” i autorit kosovar Arbër Selmani.

Në një intervistë për Klankosova.tv menjëherē pas këtij promovimi, autori  u shpreh se është ndarë i kënaqur, teksa ka potencuar edhe lidhjen  e veçantë që ka ky libër me Shqipërinë.

”Fola për librin dhe tregova sesa shumë libri ka lidhje me Shqiperinë dhe sa shpesh përmendet Shqipëria në libër, meqë kuptohet se është e pamundur me shkru një libër për Kosovën ku nuk përmendet Shqiperia. Pra, Shqipëria gjithmonë e ka një hapësirë të veçantë edhe në këtë libër”, tha ai.

Selmani theksoi mes tjerash se libri me kalimin e kohës po e gjen veten dhe po e bën rrugëtimin e tij, dhe se për të si autor ishte e rëndësishme që njerëzit atje përmes punës së tij të njoftohen me gazetarinë kulturore dhe zhvillimet kulturore të Kosovës.

Ndërkaq, sa i takon kauzës së cilës edhe i është dedikuar ky libër, ai potencoi se misioni i artistëve duhet të lidhet edhe me atë të aktivisitit.

Selmani deklaroi se në këtë rast është munduar ta ndihmojë këtë kauzë meqë në perceptimet e tij është me pak e përfolur në krahasim me kauzat tjera, duke shtuar se njerëzit e artit mund të zgjedhin vetë nëse krijimet e tyre artisitke duan t’i lidhin me një kauze apo jo.

“E kam pa që pas meje edhe dy tre njerëz të tjerë kanë fillu me i shitë librat dhe parat e tyre kane fillu me ua dërgu kauzave, kështu që për këtë ndjehem shumë mirë”.

Më tej ai pohoi se paratë e mbeldhura nga shitja e këtij libri do të vazhdojnë të shkojnë tek fëmijët me autizëm, ku një pjese e mirë e tyre veçse është dërguar tashmë, dhe se do të dërgohet edhe pjesa tjetër.

Për Selmanin, ky promovim ishte shumë i rëndësishëm, ngase kjo ishte hera e parë që  prezantohej në cilësinë e shkrimtarit në Shqipëri, teksa shprehu kënaqësinë se prezent ishin njerëz të kulturës e të artit dhe ata që e duan librin dhe letërsinë.

Kujtojmë se libri ‘Kosova në 14 tregime kulturore 2’, përfshin intervista rreth punës dhe jetës së këtyre figurave të skenës dhe artit kosovar: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaçi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci.

 

 

 

lajme të ngjashme