SHSKUK: 545 pacientë në trajtim në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme NULL NULL 03.05.2021 12:34 03.05.2021 12:34 Sipas raportimeve të datës 3 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë në trajtim 545 pacientë nga SARS- COV-2. 438 janë të konfirmuar me koronavirus, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë në okisgjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë 13 prej tyre në gjendje të rënduar 171 të konfirmuar me SARS COV-2 pozitivë 194 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 93 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 37 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë Mjekimi Intensiv COVID, 13 pacientë + tre në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, katër pacientë Klinika e Gjinekologjisë, dy paciente Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë 20 në gjendje të rënduar 267 të konfirmuar pozitivë 225 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 47 pacientë Spitali i Gjakovës, 64 pacientë Spitali i Pejës, 75 pacientë Spitali i Gjilanit, 41 pacientë Spitali i Ferizajt, 38 pacientë Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë