Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi-Prishtina, ndeshja e fundit gjysmëfinale që do ta përcaktojë finalistin e dytë në Kupën e Kosovës  

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 21.04.2021 08:45

Pas kualifikimit të Dukagjinit në finalen e Kupës së Kosovës, Llapi dhe Prishtina kanë arritur në stadin final për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Më e favorshme është Llapi pasi triumfoi në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë me rezultat 2:3.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 15:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.

15:00               LLAPI – PRISHTINA                      ART SPORT 1

Ndeshja e fundit gjysmëfinale do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës. Llapi, që në Superligën e Kosovës nuk ka më objektiva, dajlen në garat evropiane e sheh përmes Kupës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Prishtina që po lufton në dy frone – edhe për titull kampion të Superligës, edhe në Kupë – do të synojë përmbysjen në rrugë për titullin e tetë.

Në ndeshjen e parë, Llapi u paraqit më mirë duke fituar me rezultat bindës 3:2. Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina u paraqitën më mirë duke krijuar një epërsi prej tre golave me anë të dygolshit nga Ahmed Januzi dhe Kushtrim Shabani.

Por nga këtu, të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit nuk u dorëzuan duke shënuar dy gola deri në fundin e takimit me anë të Albin Prapashticës dhe Mërgim Pefqelit për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Podujevë.

Prishtina është skuadra më e trofeshme në Kupën e Kosovës duke e fituar shtatë here, ndërsa Llapi po kërkon titullin e parë në histori të tyre.

Në ndeshjet mes vete këtë sezon, Prishtina ka triumfuar dy herë ndaj Llapit, një fitore e ka skuadra nga Podujeva dhe një ndeshje ka përfunduar pa gola, 0:0.

lajme të ngjashme