Rc Cola Drita – Istogu, finalja në Ligën e parë NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 19.04.2021 09:49 nga Engjëll Bërbatovci 19.04.2021 09:49 Super java në Art Motion do të hapet me super ndeshje nga basketbolli. Në ligën e parë të meshkujve, të hënën do të zhvillohet finalja me ndeshjen e parë mes RC Cola Dritës, që elimioni në gjysmëfinale M.H. Prishtinën dhe Istogut që pas një serie 2-1 mposhti AS Prishtinën. Ndeshja e parë finale transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 duke filluar nga ora 17:00. 17:00 RC COLA DRITA – ISTOGU ART SPORT 1 RC Cola Drita do ta nisë serinë e finaleve në shtëpinë e saj ndaj Istogut. Sezonin e rregullt gjilanasit e përfunduan në vendin e parë me 17 fitore e vetëm një humbje. Ndërsa në gjysmëfinale, gjilanasit mposhtën me seri 2-0 M.H. Prishtinën dhe në finale janë me vetëm një humbje këtë sezon. Në anën tjetër, Istogu pasi që e përfundoi sezonin në vendin e dytë me 15 fitore e 3 humbje, hasi në vështirësi duke mposhtur me seri 2-1 në gjysmëfinale, AS Prishtinën. Djelmoshat e Fikret Shatrit do kërkojnë lojë më të mirë ndaj RC Cola Dritës, në finalen që të dërgon në Superligë, dhe finalisti që do ta ketë rastin të luaj në play out me Trepçën. Përndryshe këto dy skuadra janë takuar dy herë në sezonin e rregullt dhe në dyja rastet ka triumfuar RC Cola Drita.