Bashkimi fiton dramën në vazhdime ndaj Yllit NULL NULL 18.04.2021 22:47 18.04.2021 22:47 Bashkimi ka gjetur fitoren ndaj Yllit, në vazhdime me rezultat 94-79, në kuadër të playoffit të SuperLigës së Kosovës në basketboll. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesantë, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin për fitore, transmeton Klan Kosova. Bashkimi ishte në epërsi katër pikë, 71:75, me më pak se një minutë deri në fund, por Kastrati i Yllit me katër pikë radhazi barazoi shifrat në 75:75 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, raporton FBK. Ndërsa në vazhdime shkëlqyen prizrenasit duke i shënuar 19 pikë; ndërsa Ylli vetëm katër pikë. Vendimtar për fitoren e Bashkimit ishte Obinna Olek me 30 pikë 15 kërcime dhe tri asistime. Të martën luhen ndeshjet e kthimit, pas fitoreve të Bashkimit dhe Pejës. klankosova.tv