Ekskluzivisht në Artmotion: Kush është skuadra më e fortë e CS:GO në botë? NULL NULL nga Arbon Flugaj 14.04.2021 11:50 nga Arbon Flugaj 14.04.2021 11:50 Ekskluzivitetet nuk kanë të ndalur në platformën më atraktive e njëkohësisht edhe më të pasur dhe gjithëpërfshirëse në vendin tonë, Artmotion. Këtë herë në ekranet e të gjithë abonentëve dhe maraklinjëve të video-lojërave vjen gara e madhe e “Spring Showdown 2021”. Për gjashtë ditë radhazi do të ketë transmetime maratonike të sportit virtual që ndiçet shumë edhe në vendin tonë, teksa skuadrat më të mira dhe garuesit më të fortë të planetit do të sfidojnë njëri-tjetrin në garën për kualifikim në kampionatin botëror dhe për çmimin e madh prej një milion dollarë, njofton KlanKosova.tv. Skuadra e Astralis u eliminua qysh në raundin e parë duke u demoluar madje nga skuadra e 16-të në renditje OG Esports me rezultat 0-2. Të martën në Artmotion u transmetuan po ashtu edhe duelet mes G2 Esports 2-0 Endpoint dhe Team Liquid 0-2 Dignitas e përballjet titanike dhe fantastike do vazhdojnë edhe më tutje. ORARI I TRANSMETIMEVE TË RAUNDIT TË PARË: E MËRKURË 12:30 TEAM SPIRIT – EXTRA SALT ART SPORT 2 15:30 GAMBIT – NASR ESPORT ART SPORT 2 18:30 FURIA – MIBR ART SPORT 2 E ENJTE: 15:30 HEROIC – SaW ART SPORT 2 18:30 VITALITY – 9z TEAM ART SPORT 2 Raundet çerekfinal, gjysmëfinal dhe ai final luhen gjatë ditëve të premte, shtunë dhe diel teksa poashtu transmetohen në platformën Artmotion. E PREMTE: 15:30 NDESHJA 9 ART SPORT 2 18:30 NDESHJA 10 ART SPORT 2 E SHTUNË: 15:30 NDESHJA 11 GURMANIA/ Kanali 22 18:30 NDESHJA 12 GURMANIA/ Kanali 22 E DIEL: 15:30 NDESHJA 13 ART SPORT 3 18:30 NDESHJA 14 – FINALJA E MADHE ART SPORT 3