101 gjilanas të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spital NULL NULL 12.04.2021 10:22 12.04.2021 10:22 Aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, derisa 748 raste janë aktive. Kjo u bë e ditur nga nënkryetari I Gjilanit, Arbër Ismajli gjatë takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në këtë qytet. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në këtë qytet janë regjistruar 5 mijë e 729 pozitive me virusin korona, 4 mijë e 848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, transmeton Klan Kosova.