KOK nënshkruan kontratat me 24 bursistë (VIDEO) NULL NULL nga Andi Shabani 08.04.2021 18:29 nga Andi Shabani 08.04.2021 18:29 Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratat me 24 bursistët e rinj “Shpresa Olimpike 2021”. Të ardhurat mujore për ta janë ndarë në tre kategori. Grupi parë do t’i përfitojë nga 150 euro në muaj, i dytë nga 125 euro dhe grupi i tretë nga 100 euro, njofton Klan Kosova. Qëllimi i ndarjes së këtyre mjeteve është përgatitja sa më e mirë e të rinjve para pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare. KOK, po ashtu nënshkroi kontratë të re me Elhami Berishën dhe Arti Krasniqin që janë bursistë olimpik.