Briken Calja fiton dy medalje në Kampionatin Europian në Moskë NULL NULL 07.04.2021 19:15 07.04.2021 19:15 Peshëngritësi Briken Calja ka fituar dy medalje në Kampionatin Europian për peshëngritje, e cila po mbahet në Moskë të Rusisë. Calja të martën garoi në kategorinë deri në 73 kilogram, fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronztë, në dy stile të ndryshme, transmeton Klan Kosova. Për Caljen është viti i pestë rresht që sjell medalje për Shqipërinë. ”Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Europë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses mëse të merituar”. ”Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve”, tha Calja përmes një postimi në facebook. Ulje ngritje ka pasur Federata e Peshëngritjes të Shqipërisë pas disa skandaleve me doping, që i fundit ishte i Arber Cercizi pasi ky doli pozitiv për kokainë, raporton insidethegames, transmeton Klan Kosova.