Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garat në Ligën Unike nisin më 6 prill

NULL NULL
02.04.2021 13:09

Garat në ligën e përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë do të nisin më 6 prill.

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se garat në Ligën Unike do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021,

Poashtu bëhet e ditur se ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen më 13 dhe 14 prill në Durrës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i bordit të kësaj lige, Ilir Trebicka ka deklaruar se çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit.

“Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë”.

“Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë.

 

lajme të ngjashme