Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak në Kosovë, liderin e parë që e takon është Kurti

NULL NULL
01.03.2021 18:01

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Kosovë.

Ai tashmë ndodhet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi liderin e parë që e takon në Kosovë është kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajçak pritet që gjatë qëndrimit treditor në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë, njofton Klan Kosova.

Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.