Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E diela sjell dy përballje spektakolare të NBA në Artmotion                  

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 20.02.2021 19:00

E diela sportive sjell jo një, por dy super takime nga liga më atraktive në botë, NBA.

Atraksionet e basketbollit rikthehen në ekranin e Art Sport 1 me një super përballje. Dy ish-finalistët e sezonit të kaluar, Miami dhe Lakers, përballen sërish me njëra-tjetrën.

Ky do të jetë edhe dueli i tyre i parë qysh nga takimi i fundit final i luajtur më 11 tetor të vitit 2020.

Miami këtë sfidë e sheh si mundësi revanshi, por edhe si shansë të artë për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive dhe për t’ia lehtësuar vetes punët në luftën për fazën playoff.

Ky duel fillon të dielën nga ora 02:30 e mëngjesit dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

02:30                        MIAMI HEAT – LA LAKERS                        ART SPORT 1

Ndeshja e mëngjesit do të jetë e para mes këtyre dy skuadrave gjigante të NBA për këtë sezon.

Lebron James dhe bashkëlojtarët e tij do të provojnë që të rikthehen përsëri tek rezultatet pozitive, pas humbjes së fundit në derbin kundër Brooklyn Nets.

Në anën tjetër, Miami po zhgënjen me paraqitjet e saj dhe aktualisht ndodhet e 10-ta në lindje, shumë larg pritshmërive.

70 herë janë përballur këto dy klube me njëra-tjetrën. 41 janë fitoret e Lakers, ndërsa vetëm 29 ato të Miamit.

Interesant pritet të jetë dueli mes Lebron James dhe Jimmy Butler. Avantazh për Heat në këtë takim do të jetë edhe ylli i ri Bam Adebayo, teksa Lakers do të vuajnë mungesën e Anthony Davis të lënduar.

Ndeshja e parë e së dielës, që transmetohet në Artmotion, mes dy ish-finalistëve të NBA zhvillohet me fillim nga ora 02:30 e mëngjesit dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

5-shet e mundshme startuese:

Miami Heat:

Nunn, Robinson, Adebayo, Olynyk, Butler

L.A Lakers:

Caruso, Caldwell-Pope, Gasol, James, Kuzma

21:30                BOSTON CELTIC – NEW ORLEANS PELICANS                    ART SPORT 2

Një superndeshje basketbolli me orar të përshtatshëm edhe për ne në Kosovë. Artmotion sjell takimin që përplas yjet e rinj të NBA, Tatum dhe Ingram, këtë të diel live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.

Ndeshja e së dielës do të jetë vetëm e 40-ta mes tyre në histori. Deri tani më të mirë kanë qenë Boston që kanë 20 fitore, krahas 19 sukseseve të Pelikanëve.

Këto dy skuadra luajtën dy duele mes vete në muajin e kaluar ku fillimisht fitonte Bostoni me rezultat 140-105, teksa në të dytin triumfonin New Orleans me rezultat 123-108.

Me interes të madh pritet ballafaqimi mes yjeve të rinj, Jason Tatum dhe Brandon Ingram, teksa interesante do të jetë ta shohim edhe 20 vjeçarin Zion Williamson i cili këtë sezon do të jetë për herë të parë në karrierë i përzgjedhur për ndeshjen “All Star”.

A do të barazohet seria e ndeshjeve të ndërsjella mes këtyre dy skuadrave, apo Boston do të arrijë fitoren e radhës mbetet të shihet këtë të diel me fillim nga ora 21:30 në Art Sport 2.

5-shet e mundshme startuese:

Boston Celtic:

Brown, Walker, Thompson, Theis, Tatum

New Orleans Pelicans:

Ball, Bledsoe, Adams, Williamson, Ingram

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme