Java e modës Paris , “Kenzo” sjell koleksionin e frymëzuar nga udhëtimet NULL NULL 06.10.2015 12:10 06.10.2015 12:10 Koleksioni “Kenzo” Pranverë/Verë 2016 i prezantuar në javën e modës në Paris, tregoi se si mund të përcillet eleganca me kostume të thjeshtë, nëpërmjet qëndrimit dhe lëvizjes. Veshjet ishin të shoqëruara me aksesorë, si çanta të vogla dhe sandale spartane, të gjata mbi gju, të sheshta, me shollë masazhuese për këmbët. Shfaqja prezantoi krijimet e dy stilistëve të Kenzo-s, Carol Lim and Humberto Leon dhe nuk ngjasonte aspak me sfilatën e zakonshem. Në fillim modelet u shfaqën duke qëndruar në këmbë mbi disa blloqe, që pak çaste më vonë nisën të zhvendoseshin, nën tinguj e muzikës bluz të J.Spaceman. Në pamje të parë, veshjet reflektonin nuanca të ngjyrës mustardë, të kombinuara më çanta të vogla, të ngjashme me ato që përdorin alpinistët. Më pas u shfaq ngjyra blu me nuancat e saj, ndërsa copat të krijonin idenë e letrave të printuara, në formë rrethi apo trekëndore, të kombinuara me rripa mesi të ngjashme sërish me ato të alpinistëve. Stilisti Humberto Leon shpjegoi se sfilata u ndërtua mbi idenë e udhëtarëve që eksplorojnë botën dhe zbulojnë vende të rëja, dhe kjo sjell edhe domosdoshmërinë e veshjeve të reja. “Ideja e koleksionit lindi nga udhëtimi, se si njërëzit përshtaten në udhëtime, duke mbledhur copa, apo suvenire nga vendet ku shkojnë, jo domosdoshmërisht veshje, kjo ndjesi solli edhe veshjen e modeleve tona.” Kostumet me pjesën e sipërme të prerë shkurt ishin të kombinuara me pantallona të shkurtra dhe çanta të vogla lëkure. Shfaqja pasqyronte shpirtin aventurier të vajzave që pëlqejnë udhëtimet, siç shpjegoi më vonë edhe bashkëpunëtorja e Humberto Leon, Carol Lim. “Është sikur je gati për të notuar, gati për një aventurë të re,” -tha Lim. “Veshjet ishin të frymëzuara nga kostumet e notit dhe në bashkuam të gjitha pjesët, dhe ky ishte rezultati,”-tha Leon. Në fund të sfilatës shpërtheu një larmi ngjyrash që të sillte optimizëm./oranews.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 1 week