Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Performanca e The Weeknd në “Super Bowl” ishte e jashtëzakonshme

NULL NULL
08.02.2021 10:17

Performanca e The Weeknd në Super Bowl 2021, ishte e jashtëzakonshme.

Këngëtari 30 vjeçar dha një spektakël të madh me performancën e tij të dielën në stadiumin Raymond James në Tampa, shkruan JustJared, transmeton Klan Kosova.

Weeknd kishte me vete edhe një kor të madh ndërsa këndonte “Starboy” e më pas duke vazhduar me “The Hills”.

Ndërsa këndonte “Can’t Feel My Face”, Weeknd u pa duke ecur nëpër një sallë me pasqyra me valltarë në fasha, ashtu si i kishte veshur për disa nga performancat e tij të mëparshme.

Weeknd u kthye përsëri në skenën e tij të mrekullueshme për të interpretuar “I Feel It Coming”, “Save Your Lots” dhe “Earned It”.

Performanca më pas u nis në fushë, ku mijëra valltarë të veshur me të njëjtën xhaketë të kuqe, pantallona të zeza dhe fasha fytyre po bënin një marshim. Weeknd më pas u shfaq në fushë për të interpretuar këngën e tij “Blinding Lights”.

lajme të ngjashme