Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edmond Azemi ia dhuron një top, Albin Kurti: Do të shënojmë më 14 shkurt

NULL NULL
31.01.2021 20:45

Basketbollisti i mirënjohur Edmond Azemi i ka vizituar zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Edmond Azemi ua ka dhuruar një top të basketbollit me nënshkrimin e tij, njofton Klan Kosova.

“Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt.

klankosova.tv

lajme të ngjashme