Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK NULL NULL 28.01.2021 08:59 28.01.2021 08:59 Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021, transmeton Klan Kosova. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Hotit; Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që: Të shtyjë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021. E falënderoj Ministren e Financave për propozimin e këtij vendimi dhe kabinetin për mbështetjen e tij.