Rekomandohen masat të reja në lëvizje për festat e fundvitit NULL NULL 15.12.2020 14:44 15.12.2020 14:44 Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit. Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona. Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00. Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe. Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës. Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mirë, njofton Klan Kosova.