Ky është vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet SHBA-Kosovë (DOKUMENT) NULL NULL 17.10.2020 22:37 17.10.2020 22:37 Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas tij, Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar, njofton Klan Kosova. Ai po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës. Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. klankosova.tv