Haxhi Krasniqi: Dominic Bosel nuk ka me pasë kurrë një shansë të fitojë kundër meje NULL NULL 15.10.2020 22:57 15.10.2020 22:57 Kampioni i botës në boks në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi, ka thënë se do të ketë edhe një përballje me Dominic Bosel, të cilin ai e mposht natën e 10 tetorit. Krasniqi në Rubikon në Klan Kosova tha se mbrojtja e titullit do të bëhet pas gjashtë muajsh. Ai tha se Dominic Bosel nuk do të ketë asnjë shansë të fitojë kundër tij. “Planet më së pari janë të realizoi komplet atë se çka ka ndodhur. Ndoshta dikush nuk mundet me ia ditë rëndësinë edhe për ta kuptuar por për mua dhe shumë fansa të tjerë është që duhet me realizu. Së pari më duhet ta mbrojë. Edhe është kohë kur brenda gjashtë muajsh maksimum më duhet ta mbrojë”. ” Unë e kam kontratën se duhet ta mbrojë me u ndesh me Dominikun prapë. Unë jam i gatshëm dhe unë besoj që ai kurrë nuk me pas një shans për të fituar kundër meje. I dëshiroj që ai të ketë shërim së pari dhe shpresoj që nuk do të ketë ndonjë lëndim që merr me vete gjithë jetën”. “Mundet me pas. Ka qenë një knock-out. Prej qëndrimit kur ka qenë ka ra me kokë prapa. Mundet me pas lëndime shumë të mëdha”. ” Normal që mundet me ndodh. Sipas ligjeve të boksit një gjysmë viti nuk guxon me boksuar, duke pasur kontrolla për kokë dhe kontrolla të tjera për t’u siguruar që është mirë”.