Haxhi Krasniqi e “dëgjon” Emanuell Sylën, vjen në Kosovë tri ditë pasi u bë kampion bote NULL NULL 13.10.2020 19:55 13.10.2020 19:55 Kampioni botëror në versonin WBA/IBO Haxhi Krasniqi, e ka dëgjuar komentatorin e sportit në Klan Kosova Emanuell Syla. Krasniqi po vjen në Kosovë si kampion botëror. Komentatori Emanuell Syla, i cili e ka bërë edhe komentimin e ndeshjes në mes të Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bosel më datën 10 tetor e cila u transmetua në Klan Kosova edhe Art Motion, pati thënë: “Sonte Robin Krasniqi duhet ta fitojë luftën dhe të zgjohet nesër si kampion bote”. Komentimi i përballjes Krasniqi-Bosel nga Emanuell Syla: https://www.facebook.com/watch/?v=2689975854577644 Dhe ajo ndodhi. Krasniqi e dëgjoi Sylën. Nga ringu ai doli si kampion bote. Të dy kishin komunikuar pas meçit. Krasniqi ishte emocionuar thellë nga komentimi bëri komentatori i sportit në Klan Kosova. Robini kishte thënë se kishte qarë me lot. Sot boksieri kosovar njoftoi se është nisur të vij në Kosovë me dy brezat e fituar.