Zeneli përgjigjet në shqip: Unë përfaqësoj edhe Kosovën (VIDEO) NULL NULL 20.06.2026 23:32 20.06.2026 23:32 Besfort Zeneli sot bëri debutimin e tij në kampionatin Botëror me Kombëtaren e Suedisë në ndeshjen ndaj Holandës. Ish-lojtarin e Kosovës U/21, në një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku nga ShBA, u shpreh i lumtur me debutimin e tij, ndërsa tha se në Botëror nuk përfaqëson veç Suedinë, por edhe Kosovën. Unë gjithmonë e reprezentoj Suedinë dhe Kosovën, unë jam i lindur në Suedi por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh Zeneli. Suedia shënoi humbje të thellë nga Holanda me rezultat 5-1, ndërsa skandinavët renditet në pozitën e dytë të grupit F, kurse Holanda është në pozitën e parë.