Ismet Munishi “refuzon” Kombëtaren e Kosovës: Duhet t’i përkrahim lojtarët dhe Challandes NULL NULL 13.10.2020 15:19 13.10.2020 15:19 Trajneri i klubit të futbollit Ballkani, Ismet Munishi, ka deklaruar se nuk është në planet e tij që ta merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll. Ai ka thënë se të gjitha planet e tij lidhen me klubin nga Superliga e Kosovës të cilin e ka nën menaxhim, transmeton Klan Kosova. “Ndihem i nderuar nga opinioni futbolldashës që kanë besimin se unë do të isha i duhuri në këtë kohë krize ta udhëheqi Kosovën , por unë besoj se në këtë moment duhet të jemi të bashkuar dhe t’i përkrahim djelmoshat tanë dhe trajnerin aktual”, është shprehur ai në Facebook. Te gjitha planet e mija jan te lidhura me Fc Ballkanin .Ndihem i nderuar nga… Publiée par Ismet Munishi sur Mardi 13 octobre 2020