Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dumoshi: Sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë

NULL NULL
08.10.2020 13:49

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se sot e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave kosovarë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka bërë të ditur se do të jetë aty për ta përcjellë nga afër ndeshjen, njofton Klan Kosova.

“Sot, e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Djemtë tanë do ta kenë përkrahjen e secilit nga ne, mendja dhe zemra jonë do të jenë së bashku me ta në fushën e gjelbër”.

“Ndërsa, unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jem aty pranë për të duartrokitur fitoren e madhe”.

“Kjo fitore do të na ofron vetëm një hap drejt momentit historik të kualifikimit të Kosovës për herë të parë në Kampionat Evropian”.

“Forca djema! E gjithë Kosova sonte brohoret për ju”.

Sot, e gjithë Kosova pret fitoren e djelmoshave tanë, në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Djemtë tanë do ta kenë…

Publiée par Vlora Dumoshi sur Jeudi 8 octobre 2020

klankosova.tv

lajme të ngjashme