Fustani që u vesh nga 11 nuse NULL NULL 25.09.2015 17:01 25.09.2015 17:01 Një thënie e vjetër angleze thotë që nusja për dasmën e saj duhet me patjetër të vesh “diçka të vjetër, diçka të re, diçka të huazuar ose diçka të kaltërt”. E Abigail Kingston veshi diçka goxha të vjetër! Në dasmën e saj, Kingston veshi një fustan që më parë është veshur nga 11 nuse të tjera në 120 vjetët e fundit, transmeton Klan Kosova. Ky fustan është trashëguar në familjen e saj me gjenerata. Nusja e parë që e veshi këtë fustan ishte Mary Lowry Warren që u martua në vitin 1895. Kurse e fundit ishte nënë e saj, Leslie Kingston, që u martua në vitin 1991.