1 vjeçarja rrezikon jetën për shkak të madhësisë së kokës (FOTO) NULL NULL 25.09.2015 13:31 25.09.2015 13:31 Vajza e guximshme 14 muajshe, po lufton për jetë pasi që një gjendje mjekësore e ka shkaktuar rritjen e kokës së saj për 3 herë më shumë se sa masa e zakonshme, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Dhabuhi Parmar, njga një fshat në Indinë perëndimore, vuan nga një gjendje e jashtëzakonshme dhe të rrallë fizike. Kjo sëmundje shkakton grumbullimin e lëngjeve brenda kafkës, me ç’rast ajo bymehet dhe tani koka e Dhabuhit është e gjerë 50 centimetra. Ajo ka mbetur në krevat dhe prindërit po kujdesen për të duke u lutur për jetën e saj. Përderisa ekspertët mjekësorë mund ta ndihmojnë 1 vjeçaren që ta mund këtë sëmundje, prindërit e saj nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e operimit e saj. Prindërit e Dhabuhit, Hitesh Parmar 22 vjeç dhe nëna e saj Shakuntala 21 vjeçare, e sigurojnë jetesën duke punuar në fushat e pambukut. Ata fitojnë vetëm 66 funte në muaj (89 euro). Nëna e saj thotë se për shkak të madhësisë së kokës, e bija e nuk mund të qëndrojë më vertikalisht e as të ulet. Asaj i duhet të qëndrojë tërë ditën në shtrat dhe e ka të vështirë edhe të ushqehet.