Bota viziton Mekën, Haxhi fillon me 22 shtator (FOTO) NULL NULL 20.09.2015 13:01 20.09.2015 13:01 Qindra mijëra pelegrinë myslimanë nga e gjithë bota kanë arritur në Mekë të Arabisë Saudite për të kryer udhëtimin shpirtëror të Haxhit, transmeton Klan Kosova. Një nga udhëtimet më të mëdha të botës dhe përmbushja njërës nga shtyllat qendrore të besimit islam, ky udhëtim ka për qëllim që t’i pastrojë besimtarët nga mëkati e t’i sjellë ata më pranë Allahut. Këtë vit në Mekë kanë ardhur më shumë se 1 milionë pelegrinë. Shumë njerëz presin vite për mundësinë për të ardhur në Mekë dhe kursejnë shumë para për të financuar udhëtimin e tyre deri në Arabinë Saudite. Realizimi i ëndrrës së tyre prej besimtari, duhet ta presë edhe marrjen e lejes ne mesin e listave të gjata të aplikantëve nga e gjithë bota. Çdo vend i botës ka një numër të ndarë të vendeve të cilët mund të shkojnë në Haxh. Këtë javë, adhuruesis e Xhamisë së Madhe në Mekë – xhamisë më të madhe në botë, janë përgatitur për pelegrinazhin i cili do të fillojë me 22 shtator.