Krasniqi: Kosova, Albanians dhe Autochthonous – tre fjalët më të kërkuara në Twitter (VIDEO) NULL NULL 20.07.2020 18:44 20.07.2020 18:44 “Kjo tregon se fuqia e tyre [Dua Lipës dhe Rita Orës] është tepër e madhe edhe e pakrahasueshme me ndonjë veprim tjetër. Një postim i tyre e bënë 300 për-qind më të njohur çështje e Kosovës”. Heqja e Kosovës nga harta e kompanisë së teknologjisë Apple, ka bërë bujë nëpër mediat vendore dhe ndërkombëtare. Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, i janë bashkuar fushatës online ku kërkohet që të kthehet Kosova në hartën e Apple. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, gazetari i portalit Insajderi, Vullnet Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova, Albania dhe Autochthonous, janë tre fjalët më të kërkuara në Twitter. “Gjithçka ka nisur me një vendim të kompanisë Apple për ta hequr Palestinën dhe Kosovën prej hartës. Fillimisht ka nisur një fushatë për Palestinën, pastaj edhe Kosovën për ta vendosur në hartë”. Krasniqi ka folur edhe për përkrahjen që këngëtaret me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, i kanë dhënë kësaj fushate. “Dua Lipa e ka një arsye të fortë sepse është në lidhje me një djalë me prejardhje nga Palestina”. “Kosova, Albania dhe Autochthonous janë tre fjalët më të kërkuara në Twitter”. “Kjo tregon se fuqia e tyre [Dua Lipës dhe Rita Orës] është tepër e madhe edhe e pakrahasueshme me ndonjë veprim tjetër. Një postim i tyre e bënë 300 për-qind më të njohur çështje e Kosovës”. “Dua në Serbi është shpallur si një ekstremiste. Ndërsa në mediat ndërkombëtare raportimi është se ajo është në përkrahje të vendin të origjinës dhe s’ka të bëjë me atë që po propagandohet në Serbi”. klankosova.tv