Hoti: Po presim të konfirmohet data dhe modalitetet për Samitin e Parisit NULL NULL 05.07.2020 17:10 05.07.2020 17:10 Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pritet të udhëtojë javën e ardhshme për në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në Samitin e Parisit. Hoti tha se posa të konfirmohet data dhe modalitetet e samitit, do t’i bëjë publike. “Po presim që të konfirmohet shpejt data dhe modalitetet për samitin e Parisit, sapo të konfirmohet unë do t’i bëjë të ditura publikisht”. I pyetur se cili është plani i qeverisë sa i përket shfuqizimit të dy vendimeve për komisionin për demarkacionin me Malin e Zi, Hoti tha se në përputhje me ligjin do të procedojnë me komisionin e ri. “Në përputhje me ligjin përkatës do të procedojmë me komisionin e ri për demarkacion të kufirit”, shkruan Kosova Press përcjell Klan Kosova. Ndryshe, më herët ishte përfolur që samiti i Parisit të mbahet më 17 korrik. Një samit i tillë nuk u mbajt vitin e kaluar për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Pala serbe nuk u kthye në tryezën e negociatave, duke e argumentuar vendimin me taksën në fuqi. Kosova dhe Serbia ishin ftuar nga emisari amerikan për dialogun Richard Grenell në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, por ai u anulua pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli për kinse krime lufte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë