Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkrirja e trupit në grafite

NULL NULL
17.09.2015 14:00

Një artiste e ka quar kamuflimin në një nivel krejt tjetër.

Me ilustrimet e saj, ajo ka arritur ta fshehë trupin e njeriut brenda një murali.

Emma Hack është bërë e famshme për punën e saj në video klipin e Gotye – Somebody that I used to know , kur i kishte pikturuar trupat e zhveshur të këngëtarëve, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Graffff

Kjo video kishte marrë 500 milionë klikime në you tube dhe ishte lëvduar shumë për idenë dhe punën e artistes si dhe për muzikën që u bë shumë e njohur.

Tani artistja australiane do të bëjë diçka tjetër. Ajo për herë të parë do ta pikturojë një modele në kohë reale në një galeri në Britani.

Grafiti1

Ekspozita që do të shfaqet në galerinë e Rebeca Hossack në Londër, është e mbushur nga veprat nga koleksioni i fundit i artistes.

Emma e cila do të pikturojë “live” një modele, ka thënë se nuk është nervoze që do të pikturojë para audiencës, por e shqetëson fakti se mund të ndjehet e shpërqendruar.

Grafitti

grafitttt

 

 

lajme të ngjashme