Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festival i filmit LGBT në Keninë armiqësore

NULL NULL
12.09.2015 16:48

 

Meqë homoseksualiteti është i ndalaur në Kenia, në kryeqytetin e këtij vendi, Nairobi, është jo e zakonshme  madje e rrezikshme, që të kenë një festival të filmit për LGBT.

Por mbrëmjen e së enjtës, një grup i të rinjëve u mblodhën në qendër të qytetit për të marrë pjesë në Out Film Festival, transmeton Klan Kosova.

Ky veprim i të rinjëve është përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt inkurajimit rreth diskursit publik mbi të drejtat e  LGBT-së  në këtë vend.

Në mbrëmjen e hapjes së këtij festivali që do të zgjasë katër ditë, pjesëmarrësit mund ta shikonin filmin britanik “Pride”.

Ky film bënë fjalë për një grup avkitistësh lezbike dhe homoseksualësh, të cilët mbledhin para për t’i ndihmuar familjet e prekura nga greva e minatorëve në vitin 1984.

Gjithashtu këtë natë u shfaq edhe një episod i serisë amerikane Sense8, ku përshkruan jetën e çifteve transgjinor.

Por në këtë festival nuk kishte filma vendor.

Kjo sepse filmi Stories of our Lives, u ndalua në vitin 2014 nga bordi i filmave të Kenias, për shkak që ky dokumentar “promovonte homoseksualitetin”, dhe kjo gjë sipas tyre është kundër normave dhe vlerave kombëtare.

“Është me të vërtetë shumë turp që nuk do të shfaqet asnjë film i joni”.

“Ne mendojmë që arti është mënyra më e mirë për të arritur tek masa dhe të bëjmë që shoqëria të kuptojë për seksualitetin dhe orientimin seksual”.

“Mënyra më e mirë për të arritur tek ata do ishte që të kemi një film kenian që do të tregonte se ne nuk po kërkojmë asgjë të veçantë nga shoqëria, por e gjithë çfarë dojmë është që të kuptohemi”, është shprehur drejtori i Gay Kenya Trust, Anthony Oluoch.

Ky festival i filmit vjen pas një kohe të shkurtë prej vizitës historike të Presidentit Obama në Kenia, ku ai ofroi mbështetje të fuqishme për të drejtat e homoseksualëve.

“Kur fillojmë që t’i trajtojmë njerëzit ndryshe, sepse janë të ndryshëm, atëherë rruga drejtë lirisë fillon të shktarrohet. E më pas gjërat e këqija fillojnë të ndodhin”, ishte shprehur Obama gjatë fjalimit të tij.

lajme të ngjashme