Afër 1.7 milionë të prekur nga koronavirusi në mbarë botën NULL NULL 11.04.2020 09:35 11.04.2020 09:35 Numri total i të konfirmuarve me koronavirus në mbarë botën ka arritur në 1,699,019. Krahas rritje të të infektuarve po rritet edhe ai i vdekjeve, por edhe i të shëruarve, njofton Klan Kosova. Numri i vdekjeve ka shkuar në 102,782, ndërsa ai i të shëruarve është 376,976, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Italia vazhdon të jetë vendi që ka numrin e fataliteteve më të madh me 18,849, por SHBA është gati ta kalojë me 18,777 të vdekur. SHBA është e para në listë sa i përket të prekurve duke kaluar gjymë milionin. Këto janë 11 shtetet me numrin e të prekurve që prijnë në listën e 184 vendeve dhe rajoneve ku është përhapur koronavirusi. SHBA: 501,609 Spanjë: 158,273 Itali: 147,577 Franca 125,931 Gjermania 122,171 Kina 83,003 Mbretëria e Bashkuar 74,605 Irani 68,192 Turqia 47,029 Belgjika 26,667 Zvicra 24,551 Kështu duket lakorja e rasteve në gjithë botën.