Lutfi Haziri paralajmëron masa të rrepta për parandalimin e Covid-19 NULL NULL 10.04.2020 11:43 10.04.2020 11:43 “Komiteti i Emergjencave në komunën e Gjilanit gjatë ditës do ta bëjë pakon e re të masave dhe kohën e re të ndalim-qarkullimit të lëvizjes prej datës 14 mars - deri më 13 mars është e njëjtë - ndërsa më 14 mars do të jetë orari i ri, por nuk ka relaksim të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe të veturave. Nesër do të njoftoheni me këto kushte”. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Qendrën Operative Emergjente (te Kampusi i shkollave të mesme). Me këtë rast ai ka paralajmëruar se me datë 14 mars të këtij viti, do të shpallet orari i ri për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në këtë komunë, njofton Klan Kosova. “Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese që ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Sot është varrosur bashkëqytetari ynë 72 vjeçar i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai ka qenë duke qëndruar për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë”. “Pas analizave të kryera më 25 mars, 2020, gjendja e tij shëndetësore ka qenë pa simptoma të rënda, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese, më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar”. “Ne iu kemi shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të të ndjerit dhe pjesa tjetër e shtabit është duke qëndruar pranë tyre. Ne kemi marrë veprime konkrete në organizimin e ceremonisë së varrimit”. “Zhegra nga sot fillon në masa lehtësueses me procesin e largimit të karantinës, por nuk është akt që ndodh menjëherë – derisa në Vrapçiq vazhdojnë masat e njëjta”. “Ne kemi marrë vendimin e Qeverisë dje që komunat të autorizohen për vlerësime dhe tash janë autoritetet lokale që vendosin për të gjitha masat në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë”. “Komiteti i Emergjencave në komunën e Gjilanit gjatë ditës do ta bëjë pakon e re të masave dhe kohën e re të ndalim-qarkullimit të lëvizjes prej datës 14 mars – deri më 13 mars është e njëjtë – ndërsa më 14 mars do të jetë orari i ri, por nuk ka relaksim të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe të veturave. Nesër do të njoftoheni me këto kushte”. Haziri ka theksuar se me pakon e re, e diela do të jetë komplet e mbyllur për lëvizje të lirë, përveç furrtarëve. Kujtojmë se mbrëmë (09 Prill, 2020) një 72 vjeçar nga Gjilani ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti. Ndërron jetë 72 vjeçari nga Gjilani me Koronavirus – shkon në 7 numri i të vdekurve klankosova.tv