Meta: Së bashku do t’ia dalim NULL NULL 06.04.2020 08:57 06.04.2020 08:57 Presidenti shqiptar Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe ka thënë se kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që siç tha ai janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë. “Sporti përmirëson cilësisht, jo vetëm jetën e karakterin e çdo individi, por njëkohësisht mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, dhe më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj”. “Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”. “Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë! SË BASHKU DO T’IA DALIM!”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 7 minuta më parë
Kosova Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend 8 minuta më parë
Kosova Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren 54 minuta më parë